Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Nga Denisa Pasholli
23 Gusht 2026, 12:56 | Bota

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të

Kievi hapi kutinë e Pandorës me sulmet dhe goditjet e saj mbi shënjestrat ekonomike ruse dhe tani Rusia do duhet të hakmerret, duke goditur mbrapsht sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë ukrainase.

Ky ishte paralajmërimi i fundit i presidentit rus, Vladimir Putin. Këtë verë, Ukraina ka përshkallëzuar një fushatë të egër me sulme me dronë ndaj infrastrukturës ekonomike ruse, përfshirë këtu edhe rafineritë e naftës dhe fabrikat e magazinat e mëdha të prodhimit masive, duke shkatërruar kësisoj edhe përpjekjet e Rusisë qëndrore, që jo vetëm t’i mbijetojnë luftës, por edhe të fitojnë prej saj.  Rusia nga ana tjetër është kundërpërgjigjur po njësoj, duke sulmuar eksportet e grurit ukrainas përmes detit të zi.

“Regjimi i Kievit ka dëmtuar rëndë ekonominë tonë. Çfarë bëmë ne? Është hapur tashmë kutia e Pandorës. Atëherë, të presin të njëjtën përgjigje, do t'i godasim në sektorët më jetikë të ekonomisë”, tha Putin në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Lideri rus theksoi edhe njëherë pozicionin e tij, se Moska është e hapur për bisedime të paqes por vetëm mbi baza reale dhe jo sipas propozimeve ekzotike që propozon presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos