Përplasi për vdekje biçiklistin, arrestohet pas 2 ditësh shoferi në Durrës

Nga A2 CNN
23 Gusht 2026, 20:11 | Kronikë

Përplasi për vdekje biçiklistin, arrestohet pas 2 ditësh

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar, pas 48 orësh, drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Në aksidentin e ndodhur më 21 gusht, humbi jetën V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, i cili u gjet i pajetë pas përplasjes.

Pas hetimeve intensive nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, u bë i mundur identifikimi i automjetit dhe drejtuesit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth. Gjithashtu, u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se është përplasur biçiklisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos