Ndodh në Kinë, roboti “rrufeja” thyen rekord e Usain Bolt për garën 100m

Nga Denisa Pasholli
23 Gusht 2026, 13:04 | Bota

Ndodh në Kinë, roboti “rrufeja” thyen rekord e Usain Bolt

Një robot humanoid raportohet se ka tejkaluar rekordin botëror të Usain Bolt në garën e 100 metrave, sipas kompanisë që e ka prodhuar.

Prodhuesi kinez Honor ka bërë të ditur se roboti i quajtur “Lightning” e përshkoi distancën prej 100 metrash për 9.32 sekonda gjatë Lojërave Botërore të Robotëve Humanoide në Pekin. Për krahasim, Usain Bolt vendosi rekordin botëror për njerëzit në vitin 2009, kur e përfundoi garën e 100 metrave për 9.58 sekonda.

Në Lojërat Botërore të Robotëve Humanoide zhvillohen edhe disiplina të tjera, përfshirë boksin, futbollin dhe detyra të përditshme si palosja e rrobave. Më shumë se 2 mijë robotë nga 16vende pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje. Garat zhvillohen në një kohë kur Kina po investon fuqishëm në zhvillimin e robotikës dhe Inteligjencës Artificiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos