Pjesë e organizatave kriminale dhe akuza për vrasje, pritet sot ekstradimi nga Dubai i 3 shqiptarëve të shumëkërkuar

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 15:02 | Bota

Pjesë e organizatave kriminale dhe akuza për vrasje, pritet sot

Tre shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pritet të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai drejt vendit tonë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasit që pritet të ekstradohen janë Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi.

Të tre këta shtetas sipas Policisë, janë pjesë e organizatave kriminale dhe kanë planifikuar kryerjen e vrasjeve, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë në lidhje me orarin e mbërritjes së tyre në vendin tonë, do të ketë një njoftim tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit-Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar; 

E. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar; 

M. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar. 

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos