I bllokuar për 8 orë pasi ra në humnerë, Policia tregon si u shpëtua 48-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Gusht 2026, 22:04 | Kronikë

Në fshatin Kapaj, Mallakastër, shtetasi F. S., 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar.

Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera.

Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë.

Shtetasi F. S. ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për këtë arsye, u transportua për ndihmë mjekësore në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos