
Policia në Mbretërinë e Bashkuar arrestoi një burrë pasi dy persona u plagosën me thikë në Golders Green, një zonë në veri të Londrës me një popullsi të madhe hebraike, tha të mërkurën një organizatë e sigurisë së komunitetit hebraik, përcjell A2CNN.
Organizata Shomrim njoftoi në platformën X se një burrë u pa duke vrapuar me thikë dhe duke u përpjekur të sulmonte disa hebrenj, përpara se oficerët ta ndalonin. Më pas, policia mbërriti në vendngjarje dhe përdori një taser ndaj tij, shtoi organizata.
Policia Metropolitane e Londrës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Gjatë muajit të fundit, oficerët e kundër-terrorizmit kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e hetimeve për sulme ndaj objekteve të lidhura me komunitetin hebre. (A2 Televizion)