Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Qytetit të Gazës në një "zonë humanitare" në Khan Younis, më në jug, për shkak të zgjerimit të operacioneve ushtarake në qendër të qytetit.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite njoftoi këtë veprim, duke theksuar se zona "përfshin infrastrukturë jetësore humanitare, siç janë spitalet, tubacionet e ujit, si dhe qendrat e furnizimeve të vazhdueshme me ushqim, ilaçe dhe pajisje mjekësore, të cilat do të transportohen atje nëpërmjet koordinimit midis Koordinatorit të Aktiviteteve Qeveritare në Territore dhe bashkësisë ndërkombëtare".
Ndërkohë në një sulm të fundit, Izraeli shkatërroi një ndërtesë të lartë në Gazën Qendrore duke shtuar panikun tek civilët. (A2 Televizion)