Prag tragjedie në oqean, fundoset varka, shpëtohen të 12 personat në bord

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 08:18 | Bota

Prag tragjedie në oqean, fundoset varka, shpëtohen të 12 personat

Rreth 20 marinarë që po lundronin në Oqeanin Atlantik janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe një anije lundrimi, pasi anija e tyre u fundos.

Sipas mediave të huaja, anija e vogël e ngarkesave 'Two Brothers' u mbyt rreth 30 milje në veri të Puerto Plata, Republika Dominikane.

Anija e afërt e lundrimit 'Carnival Vista' u nis për në vendngjarje pasi mori një sinjal alarmi emergjent. Ekuipazhi i anijes më pas zbarkoi një gomone me gjashtë persona në bord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos