
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se është i hapur ndaj idesë që Franca dhe vende të tjera europiane të mbajnë trupa në jug të Libanit pas largimit të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), misioni i së cilës pritet të përfundojë më vonë gjatë këtij viti, përcjell A2CNN.
Në komente të shpërndara nga presidenca libaneze në rrjetin X, Aoun tha se Libani “mirëpret gatishmërinë e Francës dhe vendeve të tjera europiane për të mbajtur forcat e tyre në jug pas fillimit të tërheqjes së UNIFIL-it, me qëllim që të ndihmojnë ushtrinë libaneze në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, me kusht që kuadri në të cilin këto forca do të veprojnë të përcaktohet në konsultim me vendet e përfshira dhe me Kombet e Bashkuara.” (A2 Televizion)