Guvernatorja e Rezervës Federale, Lisa Cook, ka paditur Presidentin Donald Trump për përpjekjen e tij për ta larguar nga detyra, duke hapur kështu një betejë të mundshme ligjore mbi autonominë e bankës qendrore të SHBA-së.
Cook i ka kërkuar gjykatës ta shpallë urdhrin e shkarkimit të Trump "të paligjshëm dhe të pavlefshëm".
Trump deklaroi më herët se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Cook kishte bërë deklarata të rreme në lidhje me hipotekën e saj dhe përmendi fuqitë kushtetuese të cilat ai tha se i lejonin ta shkarkonte atë.
Presidenti ka ushtruar presion në rritje mbi Rezervën Federale për shkak të asaj që ai e sheh si mungesë vullneti për të ulur normat e interesit. Cook është pjesë e bordit përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit në SHBA. (A2 Televizion)