Larg nga zhurma rreth dosjeve Epstein, dje Shtëpia e Bardhë u konfirmua se Presidenti Donald Trump do të vizitojë Skocinë javën e ardhshme.
Sipas mediave të huaja, duke folur në një konferencë për shtyp në Uashington DC, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se Trump do të vizitojë të dy fushat e tij të golfit në Skoci, Turnberry në Ayrshire dhe Menie në Aberdeenshire, midis 25 dhe 29 korrikut.
Sipas qeverisë skoceze, është konfirmuar tashmë se Trump do të takohet me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer gjatë qëndrimit në Aberdeen, ndërsa po bëhen plane që presidenti të takohet edhe me kryeministrin John Swinney.
Kujtojmë se Presidenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në shtator për vizitën e tij të dytë shtetërore, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)