Presidenti Trump fal themeluesin e Binance

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 18:45 | Bota

Presidenti Trump fal themeluesin e Binance

Themeluesi i bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë, Binance, Changpeng Zhao, është falur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Zhao, i njohur edhe si "CZ", u dënua me katër muaj burg në prill 2024, pasi u deklarua fajtor për shkelje të ligjeve të SHBA-së për pastrimin e parave.

Binance u urdhërua të paguante 4.3 miliardë dollarë pasi një hetim amerikan zbuloi se i ndihmoi përdoruesit të anashkalonin sanksionet.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Zhao është falur, gjë që u raportua për herë të parë nga Ëall Street Journal.

Bursa, e cila është e regjistruar në Ishujt Kajman, mbetet platforma më e njohur në botë për blerjen dhe shitjen e kriptovalutave dhe aseteve të tjera dixhitale.

Zyrtarët amerikanë në atë kohë akuzuan Binance dhe Zhao për "shkelje të qëllimshme" të ligjeve të saj - duke thënë se ata kishin kërcënuar sistemin financiar dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Lëvizja për të falur Zhaon vjen në kohën kur administrata Trump ka marrë një qëndrim më miqësor ndaj kriptomonedhave sesa paraardhësi i tij.

Presidenti është zotuar ta bëjë SHBA-në "kryeqytetin e kriptovalutave" të botës dhe ka lënë gjurmën e tij në peizazhin e monedhave dixhitale duke lançuar monedhën e tij pak para inaugurimit të tij në janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos