Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Nga A2 CNN
18 Maj 2025, 16:15 | Bota

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është takuar me Papa Leo XIV pas meshës së inaugurimit të tij.

Sipas mediave të huaja, Papa ka ofruar Vatikanin si vend për të pritur bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Autoriteti dhe zëri i Selisë së Shenjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përfundimin e kësaj lufte”, tha Zelenskyy, shkruan A2 CNN.

"Falënderojmë Vatikanin për gatishmërinë e tij për të shërbyer si platformë për negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ne jemi të gatshëm për dialog në çdo format për hir të rezultateve të prekshme. Ne e vlerësojmë mbështetjen për Ukrainën dhe zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos