Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje.
“Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e saj. Ne kemi kërkuar një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të Alaska Airlines dhe Horizon Air derisa problemi të zgjidhet", tha menaxhmenti i saj.
Ajo nuk specifikoi natyrën e saktë të ndërprerjes. Website i kompanisë nuk ishte funksional nga mbrëmë sipas burimeve të industrisë ajrore.
Me seli në Seattle, Alaska Airlines është transportuesi i pestë më i madh në SHBA, pasi bleu Hawaiian Airlines vitin e kaluar.
Të dy kompanitë kanë një flotë prej më shumë se 360 avionësh, që shërbejnë në rreth 140 destinacione, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara perëndimore dhe arkipelagun Havai.
Sakaq, kompania nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga AFP sa i përket situatës së krijuar. (A2 Televizion)