Pse u rrëzua avioni? Vdekja misterioze e shefit të shtabit të Libisë në Turqi

Nga Xhevahir Qardaku
24 Dhjetor 2025, 16:08 | Bota

Pse u rrëzua avioni? Vdekja misterioze e shefit të shtabit të

Një delegacion nga Libia mbërriti pranë vendit të rrëzimit të një avioni që vrau shefin e shtabit të vendit të mërkurën. Ata ishin të shoqëruar nga forcat turke të sigurisë. Avioni privat raportoi një defekt elektrik dhe kërkoi një ulje emergjente pak para se të rrëzohej pranë Ankarasë, tha të mërkurën kreu i komunikimeve të Turqisë.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë tha se midis të vdekurve ishte shefi i shtabit të ushtrisë, Mohammed Ali Ahmed Al-Haddad, dhe katër shoqërues të tij.

Tre anëtarë të ekuipazhit u vranë gjithashtu, thanë zyrtarët turq. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, u shprehu ngushëllimet e tij libianëve.

“Zoti u dhëntë atyre paqe dhe, me ndihmën e Zotit, vendi i tyre qoftë në parajsë”, ishte komenti i liderit të Turqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos