Publikohen për herë të parë pamjet e kokainës së gjetur në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 22:00 | Bota

Janë publikuar për herë të parë, foto të kokainës së gjetur në Shtëpinë e Bardhë verën e këtij viti. Lënda narkotike u gjet në një dollap celulari.

Fotot e Shërbimi Sekret shfaqnin qesen me pluhur të bardhë që u gjet në një dollap të vogël të përdorur për të sendet personale pranë hyrjes së Ekzekutivit Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë në përgjigje të një kërkese të bazuar në Ligjin për Lirinë e Informacionit.

Kokaina u gjet të dielën e 2 korrikut, ndërsa familja Biden, përfshirë djalin Hunter, po kalonte fundjavën larg në Camp David përpara festës së 4 korrikut.

Pas zbulimit të substancës narkotike, krahu perëndimor i Shtëpisë së Bardhë u evakuua dhe u mbyllën rrugët përreth Shtëpisë së Bardhë. Pasi substanca u konfirmua si drogë e paligjshme, nisi një hetim 11-ditor.

Shërbimi Sekret e mbylli hetimin në më pak se dy javë për shkak të “mungesës së provave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos