Putin arreston një tjetër kundërshtar politik

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 08:05 | Bota

Putin arreston një tjetër kundërshtar politik

Një tjetër opozitar rus është vënë në prangat e regjimit të Vladimir Putin në Rusi.

Bëhet fjalë për liderin e Frontit të Majtë, Sergeri Ydaltsov i cili u akuzua, mbrëmjen e kaluar, me urdhër të Komitetit rus të Hetimeve.

Mediat ruse dhe avokatja e të arrestuarit shpjegojnë se Sergeri Ydaltsov është arrestuar nën akuzën e mbështetjes së terrorizmit.

Udaltsov është një anëtar historik i opozitës jashtëparlamentare ruse, i cili organizoi protestat e para në rrugë që nga viti 2011.

"Komiteti hetimor ka hartuar një raport mbi ndalimin e Udaltsov", tha avokatja, duke shtuar se gjykata e Basmanny në Moskë do të vendosë masën për të më 12 janar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos