
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta në Ukrainë mund të përfundojë pas pak javësh, pas përfundimit të takimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Uashington, shkruan A2 CNN.
I pyetur sa kohë do të duhet për t’i dhënë fund këtij konflikti, Trump tha: “Brenda pak javësh, por është e mundur edhe që të mos ndodhë. Brenda pak javësh do ta marrim vesh, përfundon apo jo”.
Trump konfirmoi se Rusia do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës. “Rusia kërkon që Ukraina të jetë e suksesshme”, tha presidenti amerikan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Trump tha gjithashtu se Putin kërkon paqen dhe la të hapur mundësinë për një takim trepalësh me Zelenskyn. “Këmbënguli për këtë dhe unë e besoj”, tha Trump duke iu referuar bisedës telefonike me Putin, para takimit me presidentin ukrainas.
(A2 Televizion)