“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krim lufte

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 18:12 | Bota

Krim lufte e quan Irani vrasjen e 4 personave në një dasmë, gjatë bombardimeve amerikane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, publikon imazhe të dëmeve të shkaktuara nga një sulm i pretenduar amerikan në një shtëpi ku po zhvillohej një ceremoni martesore. Sipas tij, e vërteta e luftës së paligjshme amerikane kundër Iranit, ishte zbuluar mbrëmjen e kaluar.  

Gjysmëhëna e kuqe iraniane bëri të ditur se 4 persona ishin vrarë, mes të cilëve edhe një fëmijë, dhe 50 të tjerë ishin plagosur pasi copëza metalike të shpërndara nga një raketë amerikane goditën një banesë në jug të Iranit.  

Duke komentuar këtë si një masakër, kryenegociatori iranian Mohammed Bagher Ghalibaf tha se “SHBA është djalli, pasi vret fëmijë me familje dhe zgjedh objektivët”. Shtetet e Bashkuara thanë se ishin në dijeni të raportimeve mbi sulmin, por mohuan të kenë shenjestruar civilë: “Ishim duke shkuar në një dasmë. Rrugës papritmas dëgjuam zhurmën e një avioni luftarak. Mbërritëm atje dhe papritmas pati një shpërthim. Kur hyra brenda, aty ishte një person që ishte goditur në kokë dhe kishte humbur ndjenjat. Shumë fëmijë dhe gra ishin plagosur rëndë, dhe të gjithë ata që ishin atje ishin njerëz të zakonshëm”.

Pas një periudhe të shkurtër pauze, bombardimet janë rikthyer ditët e fundit, me komandën qendrore amerikane që njoftoi se kishte goditur të martën sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë, asete detare, kapacitete e të vendosjes së minave dhe zona komunikimi.

Irani u kundërpërgjigj duke goditur ato që i quajti asete amerikane në Bahrein, Jordani, Kuvajt dhe Irak, dhe tha se qëllimi i tij tani ishte të dëbonte forcat amerikane nga rrjeti i gjerë i bazave ushtarake që i kanë pushtuar për dekada në të gjithë Lindjen e Mesme.

Përshkallëzimi i konfliktit ka vështirësuar situtatën në Ngushticën e Hormuzit, ku 2 persona thuhet të jenë vrarë në një anije pas atij që përshkruhet si incident sigurie, teksa kalonte Ngushticën e Hormuzit.

Sipas raportimeve, sulmet e fundit duket të jenë më të përhapura e më intensive, çka sinjalizon një përshkallëzim serioz ushtarak.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos