
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, 2 shtator 2026, disa vendime dhe projektligje që lidhen me mjedisin, rindërtimin, sigurinë publike dhe taksat.
Ndër vendimet e miratuara është lista e veprimtarive që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin. Gjithashtu, qeveria ka përcaktuar kriteret për vlerësimin e kërcënimeve të mundshme dhe dëmeve që mund t’i shkaktohen mjedisit, shkruan A2CNN.
Ndryshime janë bërë edhe në vendimet që lidhen me zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak, si dhe me përdorimin e fondit të rindërtimit për forcimin e banesave në Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë.
Qeveria ka miratuar gjithashtu kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik.
Në mbledhje janë miratuar edhe disa projektligje për marrëveshjet e Shqipërisë me Lituaninë dhe Gjermaninë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.
Një tjetër projektligj parashikon ndryshime në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje.
(A2 Televizion)