“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë përfshin paketa e re e sanksione të BE-së kundër Rusisë

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 15:17 | Bota

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm të masave kundër të ashtuquajturës flota hije ruse për transportin e naftës dhe produkteve të naftës si dhe shuarjen e kërcënimeve hibride. Lajmin e ka bërë të ditur në X, Shefja e Lartë e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas.

“BE ka miratuar paketën e saj të 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar afro 200 anije të flotës hije ruse. Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë duke u marrë në konsideratë. Sa më gjatë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër është përgjigja jonë", tha ajo, raporton A2 CNN.

Ajo gjithashtu theksoi se një paketë e 18-të sanksionesh është duke u planifikuar tashmë. Ndër të tjera, synon të parandalojë rifillimin e funksionimit të tubacioneve të gazit Nord Stream. Përveç kësaj, është planifikuar një ulje e çmimit maksimal për naftën ruse dhe sanksione të mëtejshme kundër sektorit financiar rus dhe kundër anijeve të flotës në hije ruse.

Bashkimi Europian dhe aleatët e saj perëndimorë janë duke goditur në mënyrë progresive flotën ruse të tankeve dhe kompanive të cilat i prodhojnë ato dhe të cilët përpiqen të anashkalojnë kufirin e çmimit të grupit të shtatë vendeve për naftën e papërpunuar ruse që nga fundi i vitit 2022. Sipas Kallas, paketa aktuale e sanksioneve do të ndalojë rreth 200 anije shtesë të hyjnë në porte në BE. Po kështu, operatorët nuk do të jenë më në gjendje të përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga kompanitë evropiane. Rreth 30 aktorë ekonomikë do të preken nga kufizimet e reja të eksportit. Dhjetëra individë dhe kompani të tjera nuk do të lejohen më të bëjnë biznes në BE dhe gjithashtu duhet të kenë frikë nga ngrirja e aseteve.

Arsyeja për ritmin e shpejtë të veprimit është se përpjekjet për paqe në Ukrainë kohët e fundit kanë dështuar të japin rezultate të prekshme dhe kërkesat perëndimore për një armëpushim të menjëhershëm nuk janë përmbushur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos