All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Putin viziton bazën ushtarake të mbajtur dikur nga Wagner

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 07:17 | Bota
All - Paragraf - 1

Putin viziton bazën ushtarake të mbajtur dikur nga Wagner

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi luftën në Ukrainë me drejtuesit e tij ushtarakë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

All - Paragraf - 3

Fotot e publikuara nga Kremlini treguan presidentin rus gjatë takimit të sotëm  (10 nëntor) me Shoigu, Gerasimov dhe gjeneralin Sergei Rudskoy, kreu i Drejtorisë Kryesore Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm, në bazën e grupimit ushtarak jugor në Rostov.

“Kryekomandantit suprem iu treguan modele të reja të pajisjeve ushtarake. Kreu i shtetit dëgjoi raporte për ecurinë e operacionit special ushtarak”, tha Kremlini.

Putin muajin e kaluar vizitoi bazën ushtarake në Rostov, ku shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin filloi një rebelim të dështuar në qershor. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos