Presidenti rus Vladimir Putin ka mbledhur krerët e ushtrisë së tij, vetëm pak orë pasi liderët e Europës njoftuan hapur se po përgatiten për lufte me Rusinë. Putin bëri komente të gjata pas takimit me zyrtarët e mbrojtjes dhe drejtuesit e ushtrisë, për të diskutuar për atë që e quajti, projektin e ri shtetëror për ushtrinë ruse dhe forcat e sigurisë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se disa udhëheqës europianë po “deklarojnë hapur” përgatitjet e tyre për luftë me Rusinë.
“Siç dihet, numri i këtyre kërcënimeve nuk po zvogëlohet. NATO po zgjerohet, duke depërtuar tashmë në rajone të tjera të botës. Disa udhëheqës europianë po deklarojnë hapur se po përgatiten për luftë me Rusinë. Sipas mendimit tim, ata thjesht po përpiqen të shpëtojnë popullaritetin e tyre në rënie, duke mbuluar gabimet në politikën ekonomike dhe sociale.”
Komentet erdhën po ashtu në ditën e parë të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, zgjedhje të cilat Putin I sheh edhe si mbështetje sipas tij, të popullit rus për luftën në Ukrainë, edhe pse kandidatët kundër-luftës, nuk u lejuan fare që të garojnë për një vend në Dumën ruse. (A2 Televizion)