Ndërkohë që në Abu Dabi diskutohej e ardhmja e konfliktit Ukrainë-Rusi, Presidenti Putin udhëtoi në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, ku do të mbahet një samit i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, një aleancë ushtarake e disa vendeve post-sovjetike.
Putin u mirëprit me një ceremoni shumëngjyrëshe, shkruan A2. Shefit të Kremlinit, që u takua më vonë me Presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov, iu dha mirëseardhja nga njerëz me veshje tradicionale, nga qen të racave të ndryshme të Kirgistanit, shqiponja, kuaj, muzikantë e kërcimtarë.
Samiti do të mbahet të enjten dhe në të marrin pjesë gjithashtu Bjellorusia, Kazakistani dhe Taxhikistani.
Armenia do të mungojë edhe këtë herë, teksa ka akuzuar aleancën se dështoi ta mbronte nga agresioni i Azerbajxhanit. (A2 Televizion)
