Qindra dronë e raketa godasin Ukrainën, Zelensky kundërpërgjigjet duke sulmuar në 9 rajone ruse

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 09:31 | Bota

Qindra dronë e raketa godasin Ukrainën, Zelensky

Ukraina ka kaluar një tjetër natë tmerri, e cila ka përfshirë të paktën 10 rajone të vendit. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi përmes një postimi në Telegram se mbi 300 dronë kamikazë dhe më shumë se 30 raketa të llojeve të ndryshme janë lëshuar nga forcat ruse kundër qyteteve ukrainase.

"Objektivat po shkatërrohen, por disa dronë janë ende në fluturim", tha Zelensky, duke theksuar se njësitë mbrojtëse të ushtrisë ukrainase kanë arritur të zmbrapsin sulmin, por kërcënimi mbetet i vazhdueshëm, shkruan A2 CNN.

Një nga zonat më të goditura ka qenë Odessa, në jug të vendit, ku sipas autoriteteve lokale, të paktën një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me rreth 20 dronë. Sipas “Ukrainska Pravda”, disa pallate janë dëmtuar dhe një prej tyre ka marrë flakë.

Në anën tjetër të kufirit, Rusia raporton se ka qenë vetë nën një sulm masiv nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes ruse bëri të ditur se gjatë natës janë rrëzuar 71 dronë ukrainas që synonin nëntë rajone të ndryshme të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos