Shefi i ushtrisë amerikane në Kiev, Zelensky thotë se lufta nuk është film: Nuk përfundon shpejt

Nga Xhevahir Qardaku
20 Nëntor 2023, 13:57 | Bota

“Lufta nuk është një film”. Këtë e thotë ish-aktori, aktualisht president i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shtuar se beteja kundër Rusisë nuk do të përfundojë aq shpejt sa ai do të dëshironte.

“Ukraina nuk do të dorëzohet para rusëve”, shtoi ai gjatë një takimi me udhëheqës të medias amerikane, Fox.

Në të njëjtën kohë, sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ndodhet në Ukrainë në një vizitë surprizë për ta siguruar Zelenskin për mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit ndaj Kievit për të shtyrë pas pushtimin rus.

Sakaq, përplasja mes presidencës dhe ushtrisë ukrainase vazhdon. Zelensky ka shkarkuar komandanten e komandos së forcave mjekësore për shkak të presionit që ushtronte ndaj vullnetarëve. Në terren lufta vazhdon.

Kievi pretendon se në 635 ditë të konfliktit ka vrarë thuajse 320 mijë ushtarë të Rusisë dhe shkatërruar mijëra tanke, sisteme artilerie dhe armë të tjera. Madje në një prej betejave është vendosur edhe një rekord absolut.

Një snajperist ukrainas ka vrarë një ushtar rus në një distancë prej 3.8 kilometrash. Duke qëndruar te humbjet në radhët e forcave pushtuese, inteligjenca britanike raporton se gratë e ushtarëve rusë të rënë në Ukrainë zhvilluan një protestë të madhe në sheshin e Moskës për të kërkuar fundin e luftës dhe tërheqjen e ushtarëve të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos