Rebelët huthi kalojnë cakun, hedhin raketa ndaj luftanijes amerikane që liroi anijen e rrëmbyer izraelite

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 11:38 | Bota

Një incident i rëndë është regjistruar në ujërat pranë Jemenit, ku rebelët huthi kanë hedhur raketa në drejtim të drestojerit amerikan, në një përshkallëzim të theksuar të situatës me forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Luftanija USS Masson iu përgjigj një thirrje për ndihmë të lëshuar nga një anije e vogël izraelite, e cila deklaronte se ishte sulmuar nga rebelë të armatosur në Gjirin e Adenit.

Anija Central Park ishte e ngarkuar me acid fosforik kur pjesëtarët në bord lëshuan alarmin për një sulm të armatosur, nga persona të paidentifikuar.

Menjëherë në zonë u nisën anijet e task forcës kundër piraterisë, përfshirë këtu destrojerin USS Mason. Kur rebelët huthi panë se u rrethuan, tentuan të largoheshin me varka të vogla, por u kapën pas ndjekjes.

Disa orë më vonë, dy raketa balistike u lëshuan nga brigjet e kontrolluara nga huthit në Jemen në drejtim të luftanijes amerikane, por pa e vënë atë në rrezik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos