
Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e tajfunit shkatërrues që përfshiu Filipinet. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se numri i të vdekurve nga kalimi i tajfunit Kalmaegi nëpër Filipinet qendrore, të shkatërruara nga përmbytjet, është rritur në 140, ndërsa 127 persona rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve stuhia sot po shkonte drejt Vietnamit.
Ujërat e përmbytjeve të përshkruara si të paprecedenta përfshinë qytetet në provincën Cebu këtë javë, duke përmbytur makina, banesa buzë lumit dhe kontejnerë të mëdhenj transporti.
Në mesin e viktimave në të gjithë vendin ishin edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri ushtarak që u rrëzua gjatë një misioni shpëtimi pas tajfunit. (A2 Televizion)
