Përgjaken Krishtlindjet, aksidenti i frikshëm i merr jetën dy të rinjve në Greqi, makina ndahet në dysh pas përplasjes me shtyllën

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 18:09 | Bota

Përgjaken Krishtlindjet, aksidenti i frikshëm i merr jetën dy

Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e Krishtlindjeve në Greqi.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orë 05:00 të mëngjesit, ku një makinë e cila po drejtohej nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga dhe mësohet se është përplasur në kolonën ndarëse.

Nga shpejtësia makina është përplasur brutalisht duke marrë përpara një shtyllë elektrike dhe dy kafene.

Përplasja i ka marrë jetën shoferit 18-vjeç si dhe pasagjeres tjetër në makinë, një vajzë 17 vjeçe, gjithashtu janë plagosur dy persona të tjerë në afërsi të vend ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos