Rrezik nga rrëshqitjet e dheut, vijon alarmi maksimal në Kaliforni nga moti i keq me përmbytje

Nga Xhevahir Qardaku
26 Dhjetor 2025, 16:06 | Bota

Stuhitë me shira të rrëmbyeshëm në pjesë të mëdha të Kalifornisë shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Autoritetet amerikane kanë vazhduar alarmin maksimal për atë zonë. Sipas raportimeve, stuhia u mori jetën 3 personave deri në natën e Krishtlindjeve.

Stuhitë, kanë sjellë 27 cm reshje shiu në disa pjesë të Qarkut të Los Angeles, duke shkaktuar evakuime dhe duke mbyllur rrugët kryesore.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë kryer disa operacione shpëtimi, përfshirë edhe njerëz të bllokuar në automjete ndërsa ujërat e përmbytjeve rriten.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën në Los Angeles dhe qarqe të tjera të Kalifornisë jugore. Rreth 100,000 njerëz në shtet ishin pa energji elektrike që nga mbrëmja e së enjtes.

Qendra Amerikane e Parashikimit të Motit tha të enjten se “një numër përmbytjesh të menjëhershme janë të mundshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos