Rrëzohen 3 avionë amerikanë në Kuvajt, Konfirmohet që sulmi nuk ishte iranian

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 13:02 | Bota
Rrëzohen 3 avionë amerikanë në Kuvajt, Konfirmohet që

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se tre avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar në Kuvajt si pasojë e një “incidenti mes forcave aletate”, raporton A2CNN. 

Më herët, ushtria e Kuvajtit kishte njoftuar se “disa” avionë luftarakë amerikanë ishin rrëzuar në territorin e saj dhe se rrethanat e ngjarjes ishin nën hetim.

Tani, US Central Command ka deklaruar se tre avionë F-15, të cilët po fluturonin në mbështetje të operacionit amerikan kundër Iranit, të quajtur “Operation Epic Fury”, “janë rrëzuar mbi Kuvajt për shkak të një incidenti të dukshëm friendly fire (goditje aksidentale nga një aleat)”.

Sipas deklaratës, të gjashtë anëtarët e ekuipazhit arritën të katapultohen në mënyrë të sigurt dhe kanë shpëtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos