
Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.
Avioni, një Cessna 172, ishte nisur gjatë paradites nga zona në veri të Utrechtit, në Holandë.
Pasi hyri në hapësirën ajrore gjermane, ai u rrëzua rreth orës 11:20 pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz.
Sipas mediave gjermane, avioni me katër vende përfundoi në një fushë dhe u dëmtua rëndë nga përplasja.
Policia konfirmoi se në bord ndodheshin tre persona, të cilët humbën jetën në vendngjarje. (A2 Televizion)