Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ruse në Kiev

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 14:23 | Bota

Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ruse në Kiev

Presidenti Donald Trump tha më herët se ishte "i zhgënjyer" me Vladimir Putin për sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që bisedimet për të siguruar paqen janë në vazhdim.

Sipas mediave të huaja, ndër sulmet më vdekjeprurëse të Moskës goditën Kievin javën e kaluar, ku autoritetet thonë se numri i të vdekurve tani është rritur nga 12 në 13 pasi një burrë 45-vjeçar vdiq së fundmi në spital.

Sulmi me raketa balistike, i cili gjithashtu plagosi rreth 90 persona të tjerë, ishte më vdekjeprurësi i nisur nga rusët në kryeqytetin e Ukrainës që nga korriku i vitit 2024, shkruan A2 CNN.

Volodymyr Zelenskyy nderoi kujtimin e të vrarëve në sulm, me një ceremoni në Kiev. Ai ka këmbëngulur se sulmet e vazhdueshme të Rusisë dëshmojnë se ajo nuk është e interesuar për paqen afatgjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos