Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një intervistë ekskluizve në CNN se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje pasi takimi i tij me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale u shndërrua në atë që Rubio e përshkroi si një "fiasko", ndërsa pyeti nëse lideri ukrainas dëshiron vërtet paqe në luftën e vendit me Rusinë.
Vërejtjet e Rubios nënvizuan dëmin serioz që i është bërë marrëdhënieve SHBA-Ukrainë në fund të një jave, kur liderët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës vizituan Uashingtonin për t'i vënë në dukje Trumpit se SHBA-ja duhet të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund luftës dhe të mos i japë përparësi interesave të presidentit rus Vladimir Putin mbi interesat e Zelenskit.
I pyetur në lidhje me komentet e senatorit republikan të Karolinës së Jugut Lindsey Graham, zakonisht një mbështetës i fortë i Ukrainës, i cili tha pas takimit se Zelensky duhet të konsideronte dorëheqjen, Rubio u përgjigj se Trump “nuk ka marrë asnjë qëndrim për këtë”.
"Ajo që tha Presidenti është, ‘Lëreni të kthehet kur të jetë gati për të bërë paqe’”, citoi Rubio. Sekretari i Shteti shtoi se qëndrimi i Trump ndaj Putinit mbetet “beso, por më parë kontrollo”.
(A2 Televizion)