Rusia, akuza SHBA-së. Lavrov: Informacione Kievit për sulmet ndaj objekteve ruse

Nga Rosalba Bejdo
15 Tetor 2025, 23:05 | Bota

Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar prej disa muajsh Kievin me informacione të inteligjencës, për të sulmuar objektivë në Rusi.

Pretendimet e parashtruara në një artikull në “Financial Times” janë përmendur nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili thotë se ka kërkuar informacione nga SHBA lidhur me këtë.  

“Po shkruhet shumë dhe jo të gjitha këto raporte “të pabesueshme” janë konfirmuar. Por, sigurisht ne i kemi marrë parasysh. Kam udhëzuar stafin tim që t’u kërkojë amerikanëve të komentojnë mbi raportimin e “Financial Times”, tha Lavrov në një intervistë për mediat ruse, shkruan A2.

Sipas burimeve, informacionet e ndara nga Uashingtoni me Ukrainën mundësuan sulme ndaj objektivave të rëndësishëm të energjisë ruse, duke përfshirë rafineritë e naftës të vendosura shumë larg vijave të frontit.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes në Rusi tha të mërkurën se aleanca ka intensifkuar aktivitetet e grumbullimit të inteligjencës pranë kufijve të Rusisë dhe aleates së vet, Bjellorusisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos