Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me sulmin rus në Sumy të Ukrainës gjatë ditës së djeshme.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Trump i quajti sulmet "të tmerrshme" dhe tha se Rusia "ka bërë një gabim", pa dhënë detaje shtesë.
"Ata bënë një gabim. Besoj se ishte. Ju do t'i pyesni ata", tha më tej Trump, shkruan A2 CNN.
Dje, i dërguari i posaçëm i Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, tha se sulmi kishte kaluar "çdo vijë të mirësjelljes".
Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, i quajti sulmet "të tmerrshme" dhe një "kujtues tragjik" se pse administrata Trump po kushton "aq shumë kohë dhe përpjekje" për t'i dhënë fund luftës.
Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve dhe premtimeve të Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ende nuk është arritur një marrëveshje armëpushimi. (A2 Televizion)