Rusia bombardon tragetin turk, Ukraina lëshon dronët mbi impiantet e naftës në Kaspik

Nga Rosalba Bejdo
13 Dhjetor 2025, 14:22 | Bota

Edhe pse diplomacia vijon pa u ndalur për të vendosur paqen në Ukrainë, lufta nuk jep sinjal zbutje. Rusia ndërmori një valë sulmesh masive në jug të Ukrainës. Autoritetet rajonale në Odesa flasin për godina banimi e infrastrukturë energjetike të goditura.

Një zjarr I madh shpërtheu në një traget turk të ankoruar në qytetin port pas sulmeve raketore. Po ashtu në Rusi guvernatori rajonal Roman Busargin tha se 2 persona ishin vrarë në Saratov pasi një sulm me dronë goditi një pallat.

Ndërkohë Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë, SBU, njoftoi se dronët e Kievit kishin qëlluar 2 impiante të naftës që I përkisnin kompanisë ruse Lukoil. Impianti Filanovski, pjesë e fushës më të madhe të naftës në Kaspik u vu në shënjestër edhe më herët gjatë javës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos