Rusia ‘breshëri’ dronësh drejt Kievit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 18:10 | Bota

Rusia ‘breshëri’ dronësh drejt Kievit

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës.

Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është raportuar se rreth 150 dronë u lëshuan gjatë natës, por thuhet se “sulme të përsëritura” gjatë ditës kanë synuar kryeqytetin, Kievin.

"Që nga ora 16:00, mbrojtja ajrore ka rrëzuar/shtypur 48 dronë armik", thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Kievit, shkruan A2 CNN.

Forcat ajrore thanë se grupe të tjera dronësh rusë po zbulohen mbi rajonet veriore të Chernihivit dhe Sumy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos