Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur, agresori vritet nga policia

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 17:05 | Bota

Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur, agresori vritet

Disa persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë të ndodhur mesditën e sotme në qytetin francez të Marsejës, përpara se policia të qëllonte për vdekje agresorin e dyshuar.

Të paktën një nga pesë viktimat e raportuara u dërgua në spital në gjendje kritike, sipas mediave lokale.

Incidenti ndodhi në tarracën e një restoranti në Bouches-du-Rhône, në lagjen e parë të Marsejës.

Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur, agresori vritet

Autori i dyshuar thuhet se ishte i njohur për autoritetet lokale, por motivi për sulmin mbetet i paqartë.

Policia dhe zjarrfikësit u dërguan në vendngjarje dhe ngritën një perimetër sigurie, ndërsa pamjet e incidentit tregojnë policinë duke qëlluar disa herë të dyshuarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos