Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 10 të burgosur lufte, marrëveshja e re në Bjellorusi

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 14:26 | Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 10 të burgosur lufte,

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës. Sipas komisioneres ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova, të dyja palët kanë shkëmbyer nga 10 të burgosur.

Lantratova tha për televizionin rus Zvezda se shkëmbimi është zhvilluar në territorin e Bjellorusisë.

Ky është shkëmbimi i fundit mes dy vendeve, vetëm pak ditë pas një operacioni më të madh, ku Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 të burgosur lufte secila, shkruan A2CNN. 

Që nga nisja e luftës në vitin 2022, Rusia dhe Ukraina kanë kryer disa shkëmbime të të burgosurve, përmes të cilave janë liruar mijëra persona.

Shkëmbimet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për lirimin e ushtarëve të kapur gjatë konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos