Kriza në Kosovë, Konjufca: LVV ka gati emrat për president

Nga Erjon Dervishi
26 Gusht 2026, 14:51 | Politikë

Kriza në Kosovë, Konjufca: LVV ka gati emrat për president

Lëvizja Vetëvendosje i ka emrat gati për president. Kështu ka bërë me dije ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Megjithatë, ai shtoi se emrat e kandidatëve për president nuk mund të bëhen publikë në këtë fazë, pasi, sipas tij, kjo do ta dëmtonte procesin e negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, por nuk mund t’i ndaj me ju, pasi kjo do ta humbte procesin e negocimit. Edhe LDK-ja besoj se së shpejti do të jetë gati, pasi javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha se kjo javë do të jetë ajo që ata do të takohen. Sa kam marrë vesh unë, në LVV kryeministri Kurti ende s’ka një ftesë apo diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku këtë javë dhe ne jemi në pritje që kjo të ndodhë. Kur kjo të ndodhë, atëherë mendoj se do të jetë shumë afër marrëveshja për presidentin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos