"Rusia do ta testojë NATO-n", Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 19:53 | Bota

"Rusia do ta testojë NATO-n", Shefi i inteligjencës

Kreu i shërbimit të inteligjencës së Gjermanisë, Bruno Kahl, tha këtë të mërkurë se Rusia ka vendosur të testojë vendosmërinë e aleancës së NATO-s, e cila përfshin zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës.

Kahl shtoi se agjencia e tij ka indikacione të qarta të inteligjencës se zyrtarët rusë besojnë se detyrimet e mbrojtjes kolektive të përfshira në traktatin e NATO-s nuk janë më efektive në praktikë.

"Jemi të sigurt, dhe të dhënat e inteligjencës e tregojnë këtë", deklaroi Kahl në një intervistë për Table Media, duke shtuar se "për rusët, Ukraina është vetëm një hap në rrugën drejt Perëndimit”.

“Kjo nuk do të thotë që presim që ushtria me tanke të lëvizë drejt Perëndimit, por shohim se premtimi i NATO-s për mbrojtje kolektive do të vihet në provë”, potencoi ai.

Kahl nuk dha detaje rreth natyrës së burimeve të tij të inteligjencës, por tha se zyrtarët rusë parashikonin konflikte më pak sesa angazhim të plotë ushtarak, për të testuar nëse SHBA-të do t’i përmbushnin në të vërtetë detyrimet e tyre për ndihmë të ndërsjellë sipas Nenit 5 të NATO-s.

"Rusia do ta testojë NATO-n", Shefi i inteligjencës

Nuk ke nevojë të dërgosh ushtri me tanke për këtë. Mjafton të dërgosh "të gjelbërit e vegjël" në Estoni për të mbrojtur pakicat ruse që supozohet se janë të shtypura”, thotë Kahl.

Konkretisht, aneksimi rus i Krimesë në vitin 2014 përfshiu pushtimin e ndërtesave dhe zyrave nga ushtarë rusë me rroba civile. Ata më pas u bënë të njohur si "burrat e vegjël të gjelbër" dhe Moska fillimisht mohoi identitetin e tyre.

Kahl nuk specifikoi në intervistën e tij se cilët zyrtarë në Moskë mendojnë kështu, por ai theksoi se kolegët e tij amerikanë e kishin bindur se po e merrnin seriozisht kërcënimin rus.

Faleminderit Zotit, ata e marrin po aq seriozisht sa ne”, shtoi ai.

Kujtojmë se Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i armëve dhe mbështetjes financiare për Ukrainën në luftën me Rusinë, dhe ka premtuar të forcojë më tej mbështetjen e saj nën qeverinë e re të kancelarit Friedrich Merz.

Kancelari gjerman po ashtu ka premtuar të ndihmojë Ukrainën që të zhvillojë raketa të reja që mund të godasin thellë në territorin rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos