Rusia nuk ka ndaluar sulmet ndaj Ukrainës edhe në natën e ndërrimit të viteve, ndonëse pjesa tjetër e botës ka festuar me fishekzjarrë.
Ushtria ukrainase bën me dije se gjatë mbrëmjes së të dielës dhe në të gdhirë e hëna mbi 90 dronë u lëshuan qyteteve, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja vendase.
Megjithatë, pati 5 humbje jete në Odesa dhe Donetsk, mes të cilëve dhe një adoleshentë. Shumë civilë të tjerë të lënduar ndodhen në spital teksa në Lviv u sulmuan muzeu dhe universitetet.
Sulmet ajrore vijnë pasi Rusia ndërmori një sulm prej 18 orësh të premten ndaj Ukrainës, që forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase e cilësuan si më të rëndin që prej nisjes së luftës.
Të paktën 49 persona u vranë si pasojë e bombardimeve, ndërkohë që ekipet e shpëtimit njoftuan se kishin gjetur të paktën 8 trupa të tjerë nën rrënoja. (A2 Televizion)