
Autoritetet rajonale në Sloviansk, në Ukrainën lindore, raportuan më parë se dy raketa ruse kishin goditur qytetin këtë mëngjes.
Sipas mediave të huaja, Vadym Filashkin, kreu i administratës ushtarake rajonale të rajonit të Donetskut, ka konfirmuar se tre persona u vranë dhe një person u plagos në sulmet ajrore.
“Rusët qëlluan dy raketa Smerch në qytet, duke goditur një zonë banimi”, shkroi Filashkin në Telegram.
"Dhjetë ndërtesa shumëkatëshe, një kafene, një zyrë postare, një strukturë infrastrukturore dhe tre makina u dëmtuan", shkroi ai më tej, përcjell A2 CNN.
Sulmet erdhën pas një nate intensive për Ukrainën, pasi Rusia goditi vendin me mbi 650 dronë dhe më shumë se 50 raketa, sipas forcave ajrore ukrainase. (A2 Televizion)
