Rusia nxjerr tmerrin ndaj Ukrainës, “RM48U”, raketa që nuk interceptohet

Nga Erjon Dervishi
18 Shtator 2026, 14:45 | Bota

Më 5 gusht, raketat ruse goditën objekte industriale në distriktin Brovary, në periferinë lindore të Kievit. Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 28 raketa gjatë natës, përfshirë 24 raketa balistike të llojeve Iskander-M ose S-400, si dhe 115 dronë sulmues.

Rajoni i Kievit ishte objektivi kryesor dhe forcat ajrore deklaruan se asnjë nga raketat nuk u përgjua. Referenca për raketat S-400 ka shumë të ngjarë t'i referohet modelit RM48U, i cili lëshohet nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400. Një nga goditjet preku platformën e një stacioni hekurudhor pranë njërit prej komplekseve të magazinuara të shënjestruara gjatë sulmit të 5 gushtit; sulmi u krye me një raketë më pak të saktë, RM48U, e cila fillimisht ishte projektuar si objektiv stërvitor për ekipet e mbrojtjes ajrore, sipas hetuesve ukrainas.

Përdorimi masiv nga ana e Rusisë i këtyre raketave stërvitore të modifikuara, të njohura si RM48U, ka kontribuar në rritjen e sulmeve ajrore në nivele rekord gjatë muajve të fundit. Raketat RM48U përbënin më shumë se gjysmën e 228 raketave balistike dhe hipersonike të lëshuara ndaj Ukrainës në korrik dhe në fillim të gushtit, sipas shifrave të përpiluara nga analistët ushtarakë pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ekspertwt thonë se këto raketa devijojnë nga objektivat e tyre me rreth 300 metra mesatarisht, duke shpërndarë copëza metalike në një zonë të gjerë.

Analistët thonë se lëshimi i sasive të mëdha të raketave RM48U i mundëson Rusisë të shterojë rezervat e raketave përgjuese të Ukrainës dhe të godasë objektiva me vlerë më të ulët, pa shpenzuar raketa më të sakta.

Kjo i mundëson Moskës të ruajë raketat e saj Iskander, KN-23 dhe Zircon për atë që mund të shndërrohet në një fushatë më intensive gjatë këtij dimri.

Duke qenë se rezervat e raketave përgjuese Patriot janë pothuajse të shteruara, Ukraina po u bën presion aleatëve perëndimorë për furnizime shtesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos