Kosova nuk gjen qetësi! Me mijëra në shesh për ish-krerët e UÇK: Të dorëhiqet Gërvalla

Nga Rosalba Bejdo
18 Shtator 2026, 15:28 | Aktualitet

Nuk ka qetësi në Prishtinë. Edhe dy ditë pas vendimit të dhomave të specializuara për të dënuar me nga 13 deri në 25 vite burg ish-krerët e UÇK, zemërimi vijon të jetë i madh. M

ijëra qytetarë, me flamuj të UÇK, u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit për të kundërshtar vendimin, e për të parashtruar 4 kërkesa për qeverinë e Kosovës; shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara; shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e të pandehurve dhe angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtar në mbrojtje të UÇK-së.

Gërvalla është kritikuar për mungesë reagimi ndaj Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Në protestën që u mbajt në sheshet kryesore të kryeqytetit morën pjesë edhe politikanë të lartë, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn. Hamza e cilësoi të papranueshëm vendimin e gjykatës speciale.

Familjarët e 4 ish krerëve të UÇK u bënë thirrje partive të bashkëpunojnë për gjetjen e një zgjidhje…

Një ditë më partë, Thaçi, ish-president i Kosovës, u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë pas aktgjykimit dënues ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij. Avokati i tij, Luka Mishetiq, përcolli mesazhin e Thaçit të enjten, ku ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe e cilësoi vendimin e 16 shtatorit të padrejtë. Avokati tha se aktgjykimi dënues do të apelohet në Gjykatën e Apelit në Hagë, pasi pretendoi se ka gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që “kanë cenuar” që procesi gjyqësor “të jetë i drejtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos