Britania e Madhe dhe Gjermania do të nënshkruajnë një traktat të ri mbrojtës, zbardhen detajet

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 15:15 | Bota

Britania e Madhe dhe Gjermania do të nënshkruajnë një

Kryeministri gjerman Friedrich Merz po nis sot udhëtimin e tij të parë në Londër si kancelar gjerman për të nënshkruar një traktat të gjerë miqësie me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer.

Sipas mediave të huaja, traktati është pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të rivendosur marrëdhënien e BE-së me Britaninë dhe vjen pas vizitës shtetërore të Presidentit Francez Emmanuel Macron në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar.

"Marrëveshja vjen në një kohë kur, si evropianë, jemi veçanërisht të sfiduar në aspektin e politikës së sigurisë", tha një zyrtar i qeverisë gjermane në një konferencë për shtyp përpara udhëtimit, shkruan A2 CNN.

Duke ardhur gati një dekadë pasi Britania votoi për t'u larguar nga BE-ja, traktati përfshin një klauzolë mbi ndihmën e ndërsjellë e cila, "në dritën e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, është shumë e rëndësishme", tha zyrtari.

Traktati mbështetet në një marrëveshje mbrojtëse të arritur vitin e kaluar që përfshinte zhvillimin e përbashkët të armëve sulmuese me rreze të gjatë veprimi dhe vjen pasi Franca dhe Britania ranë dakord javën e kaluar të përforcojnë bashkëpunimin mbi arsenalet e tyre përkatëse bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos