Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 15:47 | Bota

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar një zyrtar i Katarit.

Sipas mediave të huaja, kjo e çon numrin e fëmijëve të ribashkuar me familjet e tyre gjatë luftës në më shumë se 100 fëmijë. 

Ribashkimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit të Katarit, për të ribashkuar fëmijët me familjet e tyre në Ukrainë dhe Rusi.

Zyrtarët e Katarit do t'i presin fëmijët në ambasadën e Katarit në Moskë dhe do të lehtësojnë largimin e tyre të sigurt, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare dhe të Presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se një marrëveshje paqeje është ende larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos