Rusia ringre folenë e spiunëve në Vjenë, ja si përgjohet Europa

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 13:31 | Bota

Rusia ringre folenë e spiunëve në Vjenë, ja si

Vjena, për dekada me radhë gjatë Luftës së Ftohtë, ishte një nga qendrat kryesore të spiunazhit ndërkombëtar. Sot, ky rol duket se është rikthyer, por me një formë të re: jo më përmes agjentëve njerëzorë, por përmes teknologjisë së avancuar, raporton “La Repubblica”. Në çatitë e ambasadës ruse dhe ndërtesave të tjera të lidhura me Moskën në kryeqytetin austriak, janë vendosur antena satelitore që shërbejnë për përgjim.

Sipas raportimeve dhe hetimeve të specialistëve të pavarur, këto antena janë të orientuara në drejtime strategjike dhe të lidhura me disa satelitë, duke mundësuar interceptimin e komunikimeve në pjesë të mëdha të Europës dhe deri në Lindjen e Mesme, përcjell A2 CNN. Kompleksi diplomatik rus në Vjenë, i ndërtuar në vitin 1983, është ndër më të mëdhenjtë në Europë dhe strehon qindra persona, ku një pjesë e konsiderueshme dyshohet të jenë agjentë të fshehtë.

Edhe pse Austria është pjesë e Bashkimit Europian që nga viti 1995, ajo nuk është anëtare e NATO-s dhe ruan një traditë neutraliteti. Kjo e bën vendin një terren të përshtatshëm për aktivitete të inteligjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos