
Presidenti amerikan Donald Trump ka “thumbuar” shtetet aleate për mospërfshirjen e tyre në lirimin e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur dhe lejon vetëm kalimin e disa anijeve.
“Pyes veten çfarë do të ndodhte nëse do t’i jepnim fund asaj që ka mbetur nga shteti terrorist iranian dhe t’i lëmë vendet që e përdorin atë, ne nuk e përdorim, të jenë përgjegjëse për të ashtuquajturën “Ngushticë?”. Kjo do t’i vinte në lëvizje disa nga “aleatët” tanë jo reagues, dhe shpejt!!! Presidenti DJT”, shkroi Trump në rrjetin social Truth, të premten në mesditë, përcjell A2 CNN.
Pak minuta më vonë ai postoi një tjetër mesazh. “Mbajeni mend, për të gjithë ata “budallenj absolutë”: Irani konsiderohet, nga të gjithë, si SPONSORI NUMËR NJË SHTETËROR I TERRORIZMIT. Ne po i nxjerrim me shpejtësi jashtë loje!”, shkroi Trump. (A2 Televizion)